Rreth nesh

Unë quhem Gerald Muja dhe jam nxënës në vitin e tretë në gjimnazin  ” Havzi Nela “, Kukës. Nëpërmjet këtij projekti ne synojmë  të arrijme të sjellim sa më afër te rinjtë dhe librat me njëri-tjetrin.Këtë duam ta arrijmë jo duke i larguar ata plotësisht nga teknologjia, por të ringjallim tek ta dëshirën e të lexuarit, sepse vetem duke lexuar ne mund të ecim përpara . Mendoj se projekti yne do jetë i suksesshëm sepse ne do mundohemi ta bëjmë atë sa më tërheqës , të thjeshtë dhe të qartë, nëpërmjet përshkrimeve dhe video-prezantimeve. Programimi,leximi I librave dhe sporti janë mënyrat e preferuara për të shpenzuar kohën e lirë për mua. Jam social ,ambicioz dhe kam aftësi shumë të mira organizative.

Unë jam Andi Keraj, maturant në gjimnazin Havzi Nela të Kukësit.Jam 17 vjec dhe dëshiroj të studioj për Inxhinieri Softëerike. Nëpërmjet këtij projekti unë dua të arrij disa qëllime si: të përmirësoj aftësite e mia për të punuar në grup dhe të përfitoj eksperienca të reja të vleshme që do të më ndihmojnë më vonë.Projekti ynë mendoj se do jetë i suksesshëm pasi ne kemi arritur të implementojmë teknologjinë në të lexuarin e librave. Disa mënyra se si e kaloj kohën e lirë janë: aktivitetet fizikeduke lundruar ne internet, duke shëtitur ,lexuar dhe programuar. Një nga pikat e mia të forta është vendosmëria dhe jam shumë i aftë të ruaj qetësinë në situata të nxehta

Unë jam Suada Elezaj. Jam 17 vjeç dhe jam një nga anëtarët e grupit “Page Turners”.Aktualisht studioj në gjimnazin “Havzi Nela” Kukës, në vitin e tretë. Me këte projekt synoj të nxis bashkëmoshatarët e mi të lexojnë dhe të njihen akoma më shumë me literaturën shqiptare,por jo vetëm.Ky projekt do të jetë I vlefshëm dhe i realizueshëm pasi grupi ynë ka vullnet dhe seriozitet kur punohet. Pjesën më të madhe të kohes e kaloj me familjen ose dëgjoj muzikë.Si pasion kam kërcimin dhe nëse ka dicka që më bën të lumtur eshte muzika dhe leximi. Si pikë të fortë kam qetësine,seriozitetin dhe jam shumë sociale.

Unë jam Ela Dogjani  dhe maturante në gjimnazin“Havzi Nela” Kukës. Gjithmonë kam pasur dëshirën që pasionin tim për librat dhe leximin, ta ndaj dhe ta imponoj tek bashkëmoshatarët e mi.Ky projekt është realizim i kësaj dëshire,i cili besoj se do të jetë një sukses i garantuar.  Përse? Sepse është një punë fantastike që synon të nxisë edhe më dembelët të lexojnë një libër.  Kohën time të lirë e kaloj duke u marrë me aktivitete të ndryshme në Këndin Amerikan Kukës,lexoj libra dhe kohët e fundit po mundohem të mësoj edhe gjuhë programimi, por nuk lë pas as kohën e lirë me shoqërinë. Pikat e mia të forta janë serioziteti dhe këmbëngulja për të çuar deri në fund një punë të nisur dhe ambicia për të plotësuar dëshirat dhe planet e mia me cdo kusht.

Unë jam Jonatan Sula, jam 18 vjec dhe jam lideri i projektit “Shqypnisht”. Aktualisht jam duke ndjekur mësimet në vitin e tretë, në gjimnazin "Havzi Nela" Kukës. Si lider i grupit, gjithmonë jam në kërkim të mënyrave të reja se si mund ta përmirësoj projektin dhe gjithashtu se si mund të motivoj dhe ndihmoj miqtë e mi. Me projektin tonë ne synojmë të rikthejmë dashurinë për të lexuarit si trend mes të rinjve në Shqipëri.Nëpërmjet vullnetit, pasionit dhe guximit për të ecur përpara,ia kam dalë që të realizoj projekte të rëndësishme, prandaj kam besim se edhe ky projekt do të jetë jetëgjatë dhe i suksesshëm. Kohën e lirë e kaloj duke luajtur kitare ose piano , ose duke mësuar dhe praktikuar kodim. Pikat e forta: vendosmëria, kurajo dhe sinqeriteti.

Quhem Elida Elezi,jam 17 vjeç dhe studioj ne gjimnazin “Havzi Nela”,Kukës.Në të ardhmen kam dëshire që studimet ti ndjek për arkitekturë ,por gjithashtu më pëlqejnë edhe shkencat kompjuterike. Përmes këtij projekti ne duam të inkurajojmë të rinjtë të lexojnë libra duke përdorur teknologjinë. Do të jetë një projekt shumë I suksesshëm, sepse e bën leximin më tërheqës për të rinjtë përmes video-prezantimeve që përmbajnë mesazhe ose pjesë nga librat dhe përshkrime të shkurtra gjithashtu. Kohën time të lirë e shpenzoj me familjen dhe shoqërine.Gjithashtu e shpenzoj duke kënduar, duke pikturuar në natyrë dhe duke lexuar . Pikat e forta:E guximshme,kreative,e duruar,e shoqërueshme dhe shumë këmbëngulëse.

Unë jam Suada Elezaj. Jam 17 vjeç dhe jam një nga anëtarët e grupit “Page Turners”.Aktualisht studioj në gjimnazin “Havzi Nela” Kukës, në vitin e tretë. Me këte projekt synoj të nxis bashkëmoshatarët e mi të lexojnë dhe të njihen akoma më shumë me literaturën shqiptare,por jo vetëm.Ky projekt do të jetë I vlefshëm dhe i realizueshëm pasi grupi ynë ka vullnet dhe seriozitet kur punohet. Pjesën më të madhe të kohes e kaloj me familjen ose dëgjoj muzikë.Si pasion kam kërcimin dhe nëse ka dicka që më bën të lumtur eshte muzika dhe leximi. Si pikë të fortë kam qetësine,seriozitetin dhe jam shumë sociale.