Sale!

Becoming

£25

Description

Ky libër i e mrekullueshëm përmban një hyrje i frymëzuese nga Michelle Obama dhe pyetje që të nxisin mendimet për të të ndihmuar të zbulosh – dhe rizbulosh – historinë tënde.Libri flet për jetën e autores,për rrënjët e saj dhe kohën e saj në Shtëpinë e Bardhë, si dhe rolin e saj si nënë.

Michelle Obama,ose ndryshe Michelle Robinson ka lindur dhe është rritur në Anën Jugore të Çikagos, në një shtëpi njëkatëshe me tulla që i përkiste Robbie, tezës së nënës së saj dhe burrit të saj. Familja e Michelle, që përfshin nënën, babanë  dhe vëllain e saj më të madh Craig, është një familje e shtresës së mesme. Edhe pse familja e Michelle nuk është shumë e pasur, ajo ka një fëmijëri të lumtur dhe kjo në saj të sakrificave dhe investimeve të familjes së saj dhe të rriturve përreth saj. Nëna e Michelle, e mësoi atë se si të lexonte në një moshë shumë të vogël, duke e shoqëruar atë në bibliotekën publike, ndërsa babai i saj punonte çdo ditë si punëtor i qytetit. Pavarësisht nga orari i ngjeshur i prindërve të tyre, Obama shkruan se babai gjithmonë i tregonte vëllait të saj Craig dhe asaj se çfarë do të thoshte të duash artin dhe xhazin.

 

Para zhvendosjes në apartamentin e Robbie, Michelle dhe familja e saj jetonin në Parkëay Gardens, të cilat ishin projekte strehimi me kosto të ulët, të përbërë nga ndërtesa moderne apartamentesh. Për shkak të varfërisë së jashtëzakonshme, zona u bë një nga vendet më të rrezikshme për të jetuar ndaj iu desh të zhvendoseshin nga aty.

 

Në moshën katër vjeç, Michelle vendosi të mësonte piano dhe gjate femijerise se saj pati shume sfida te cilat e ndihmuan ate te behej ajo qe eshte sot.Ajo punoi dhe mësoi shumë në shkollë, e pavarësisht se të tjerët dyshonin në aftësitë e saj, ajo arriti të  pranohet në “Princeton”, ku zë shoqëri me Suzanne Alele, një vajzë shumë e ndryshme nga Michelle.

 

Michelle përfundoi studimet dhe u diplomua në sociologji, por kjo nuk ishte në të vërtetë pasioni i saj.E vendosur për të ndjekur ëndrrat e saj,Michelle vendosi të vazhdonte përsëri studimet në Shkollën e Drejtësisë në Harvard, me bindjen e plotë se kjo shkollë ishte e ardhmja e saj. Pasi përfundoi studimet ne Harvard, ajo kthehet përsëri në Çikago për t’u punësuar në  një firmë të quajtur Sidley & Austin.Gjatë kësaj kohe,ajo  u njoh aty me Barack Obama, një burrë afrikano-amerikan, tre vjet më i vjetër,i cili ishte një student i shkëlqyer i drejtësisë (pasi mbaroi vetëm vitin e tij të parë në Harvard). Ajo dhe Barack u miqësuan shpejt,madje Michelle vë në dukje optimizmin që e karakterizonte, zellin e tij dhe gjithashtu përulësinë e tij.

 

Gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa Barack mbaronte shkollën e drejtësisë, Michelle ndihej e pakënaqur me punën e saj. Jeta e përball atë me dy fatkeqësi, humbjen e shoqes së saj Suzanne nga kanceri, dhe humbjen e babait i cili vdes nga një sulm në zemër.Këto humbje e shtyjnë Michelle të kuptojë se jeta është e çmuar dhe se ajo nuk mund të humbasë më shumë kohë në një punë që nuk e pëlqen.

Michelle largohet nga Sidley & Austin dhe fillon punë në bashkinë e qytetit. Megjithëse nuk i pëlqente shumë politika, ajo ishte e lumtur që po bënte dicka për të përmirësuar jetën e njerëzve. Ndërkohë, Barack kthehet përsëri në Çikago. Ditën që ai jep provimin e jurisprudencës, ai i propozon Michelle, dhe ajo i thotë po. Michelle dhe Barack martohen në verën e vitit 1992, ikin në muaj mjalti ,në Kaliforninë Veriore. Atë vit Bill Clinton fiton presidencën dhe Carol Mosely Braun (gruaja e parë afrikano-amerikane që mban një vend në Senatin e SHBA) fiton gjithashtu garën e saj.

 

Në jetën e Michelle dhe Barack ndodhin një sërë ndryshimesh.Ajo fiton një punë në një kompani të quajtur Aleatët Publikë, e cila rekruton të rinj dhe i vendos ata në kompani jofitimprurëse me shpresën se ata do të qëndrojnë në atë linjë pune. Barack fiton një vend në Senatin e Illinois;dhe ne kete kohe nëna e tij ,Ann ndërron jetë. Më vonë Michelle nis punë në Universitetin e Çikagos, si  dekan i asociuar që përqendrohet në marrëdhëniet me komunitetin. Pas muajsh përpjekjesh të dështuara për tu bërë me fëmije dhe një aborti spontan, Michelle dhe Barack vendosin të provojnë fekondimin in vitro, dhe vajza e tyre Malia lindi përmes kësaj metode në 1998. Gjatë kohës që ata janë me pushime në Haëaii, Malia sëmuret dhe Barack detyrohet të humbasë një votim të projekt-ligjit të krimit sepse nuk mund të fluturojë për në shtëpi duke qenë se ajo është e sëmurë.

Në vitin 2001, Barack dhe Michelle bëhen me një vajzë tjetër, Sasha. Pas lindjes së vajzës Michelle, u punësua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Çikagos.Ajo është e lumtur për punën e saj të re, duke gjetur mënyra për të përmirësuar mënyrën se si spitali ndërvepron me komunitetin lokal dhe se si anëtarët e komunitetit kërkojnë trajtim dhe marrin kujdes shëndetësor. Barack, ndërkohë, vendos të kandidojë për Senatin e SHBA. Meqë kandidati demokratik ashtu edhe i nominuari republikan janë të përfshirë në skandale,  Barack zgjidhet  nga i nominuari presidencial John Kerry si folësi kryesor për Konventën Kombëtare Demokratike 2004. Ai mban një fjalim të zgjuar shtatëmbëdhjetë minutësh duke demonstruar se si ai është mishërimi i ëndrrës amerikane, duke bërë thirrje për shpresë, përparim dhe unitet midis popullit amerikan. Ai bëhet një sensacion i menjëhershëm dhe fiton garën e tij në Senat me 70 përqind të votave.

Pas dy vitesh në Senat, Barack mendon të kandidojë për President. Michelle në fillim heziton  por arrin të bindet duke marrë parasysh faktin që ai mund të ndihmojë miliona njerëz. Përgjatë  fushatës, Michelle dhe Barack përballen me paragjykime për shkak të racës së tyre. Njerëzit shpesh bëjnë komente raciste në lidhje me Barack dhe Michelle, dhe Michelle gjithashtu përballet me një seksizëm të madh.

Ndërsa Barack dhe Michelle bëjnë fushatë të madhe , pediatri i Malia-s i thotë Michelle se pesha e Malias nuk është mirë për moshën e saj. Michelle punëson një djalë të ri me emrin Sam Kass për të gatuar ushqime të shëndetshme për familjen, dhe këtu fillon të bëhet e apasionuar pas shëndetit dhe ushqyerjes së fëmijëve. Ajo dhe Sam diskutojnë mundësinë e mbjelljes së një kopshti në Shtëpinë e Bardhë dhe fillimin e një iniciative shëndetësore për fëmijët nëse Barack fiton zgjedhjet.

Pas muajsh fushate të vështirë, Barack fiton nominimin Demokrat (duke mposhtur Hillary Clinton), dhe në fund të fundit fiton presidencën kundër republikanit John McCain.Familja Obama lëvizin në Uashington,në Shtëpinë e Bardhë.Aty marrin agjentë  të Shërbimit Sekret dhe përjetojnë luksin e një stafi me kohë të plotë që plotëson nevojat e tyre.

Barack dhe Michelle nuk humbin kohë: Barack është i përqendruar në shpëtimin e një ekonomie të dështuar, ndërsa Michelle fillon një seri iniciativash në Shtëpinë e Bardhë. E para është mbjellja e një kopshti së bashku me Sam Kass, i cili ndihmon në nxitjen e iniciativës shëndetësore të fëmijëve të saj, të quajtur “Let’s move!”. Ajo bën që kompanitë e mëdha zinxhir të premtojnë të pakësojnë kripën, yndyrën dhe sheqerin në vaktet që u tregtojnë fëmijëve, punon me shkolla për të siguruar dreka më të shëndetshme dhe merr rrjete si Disney dhe NBC për të drejtuar PSA gjatë programeve të fëmijëve për rëndësinë e Aktivitetit fizik.

Michelle e di që të gjitha vendimet e saj do të përballen me një lloj reagimi: nga gratë që besojnë se ajo po heq dorë nga arsimi dhe karriera e saj për t’u bërë një amvise shtëpiake; për ata që besojnë se ajo është shumë e përfshirë në politikë; për ata që thjesht përqendrohen në modën e saj. Michelle e di gjithashtu, se si Zonja e Parë me ngjyrë të zezë, ajo nuk perceptohet të ketë bukurinë e supozuar të Zonjave të Para të tjera.

Gjatë dy mandateve të Barack si President,Michelle dhe Barack arrijnë shumë. Barack është në gjendje të kalojë Aktin e Kujdesit të Përballueshëm. Ai fillon ta tërheqë Amerikën nga luftërat në Irak dhe Afganistan dhe forcat amerikane janë në gjendje të vrasin Osama bin Laden. Barak shpëton ekonominë. Michelle përmbush shumë nga qëllimet e saj me “Let’s move!” dhe gjithashtu punon në iniciativa të tjera si “Joining Forces” (i cili përqendrohet në mbështetjen e familjeve ushtarake), “Reach Higher” (që i ndihmon fëmijët të shkojnë dhe të qëndrojnë në kolegj) dhe “Let Girls Learn” (që mbështet arsimin e vajzave në të gjithë botën).

Pavarësisht këtyre ,ka shumë raste në të cilat Barack dhe Michelle nuk janë në gjendje të arrijnë të gjitha qëllimet e tyre dhe ata ndiejnë peshën dhe përgjegjësinë e kujdesit për një komb të pikëlluar. Kur një person i armatosur vret njëzet nxënës të klasave të para dhe gjashtë arsimtarë në shkollën fillore Sandy Hook në Connecticut, Barack  vendos të luftojë për ligjet e kontrollit të armëve. Megjithatë, pavarësisht nga gjithnjë e më shumë raste të dhunës me armë dhe të shtënave në shkollë, Kongresi nuk i lë pas dore.

Ndërsa  zgjedhjet e radhës fillojnë,Michelle jep ndihmën e saj në fushatën për Hillary Clinton,  sepse ajo është e neveritur nga komentet raciste që bën Donald Trump, i nominuari Republikan. Kur Donald Trump përfundimisht fiton, Michelle është e zhgënjyer, duke u shqetësuar se kaq shumë progres që është bërë në tetë vitet e fundit mund të zhbëhet.Por përsërin ajo e ruan optimizmin e saj. Askush, thotë ajo, nuk mund ta ndryshojë gjithë këtë përparimi.Sipas Mishelle ajo është “një person i zakonshëm që u gjend në një udhëtim të jashtëzakonshëm”. Ajo reflekton mbi veten,mënyrat se si ajo dhe vendi kanë ndryshuar gjatë kësaj kohe.Edhe pse as ajo dhe as vendi nuk janë në një gjendje perfekte, vazhdimi i përparimit dhe zotërimi i historisë unike të vetes, është ajo që “të bëhesh” do të thotë  për të.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Becoming”

Your email address will not be published. Required fields are marked *