Sale!

Në moshën e pafajësisë

Description

Edith Wharton (1862 – 1937) është shkrimtare amerikane, fituese e Çmimit Pulitzer, i pari çmim i tillë i fituar nga një grua. Romani është përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët duke u shitur me miliona kopje në mbarë botën. Tashmë ky libër është kthyer në simbol të dashurisë së pavdekshme.

Romani “Në moshën e pafajësisë” përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit. Njulend Arçeri, xhentëlmen jurist dhe tashëgimtar i një prej familjeve më të mira të Nju – Jork Sitit, po realizon para kohe, për lumturinë e tij të madhe, një martesë të mezipritur me të bukurën Mej Uelland.

Por ai ka arsye që të dyshojë për zgjedhjen që ka bërë pasi shikon Elen Olenskën, kushërirën ekzotike e të bukur 30 vjeçare të Mejit, e cila jetonte në Europë. Elen është kthyer në Nju – Jork pas ndarjes skandaloze (sipas fjalëve të përhapura) nga një martesë e palumtur. Në fillim, mbërritja e Elenës dhe dëmi që mund t’i sjellë ajo familjes së nuses së ardhshme e shqetëson Arçerin, por pastaj atë e intrigon lirshmëria e Elenës. Ndërsa admirimi i Njulendit për Olenskën rritet gjithnjë e më shumë, po kështu rritet edhe dyshimi që ka ai për t’u martuar me Mejin. Bashkimi me Mejin nuk është më për të fati ideal që kishte përfytyruar.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Në moshën e pafajësisë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *