Sale!

Autobiografia e Malkolm X

Description

Historia përthithëse personale e udhëheqësit më dinamik të Revolucionit Zezak. Ky libër është një testament i fuqisë së madhe emocionale nga e cila çdo amerikan ka shumë për të mësuar. Por, mbi të gjitha, tregon Malkolm X – in që shumë pak njerëz kanë njohur, njeriun që gjendej pas imazhit të stereotipizuar si predikues i urrejtjes, një njeri i ndjeshëm, krenar dhe me inteligjencë të lartë, plani i të cilit për të hyrë në rrymën kryesore të Revolucionit Zezak u ndërpre nga një breshëri plumbash të vrasësve, një njeri i cili ndihej i sigurtë se nuk do të jetonte aq gjatë sa ta shihte botimin e këtij libri.

Ky libër është rezultat i një bashkëpunimi unikal ndërmjet Malkolm X dhe Alex Haley, i cili në hulumtimin e tij personal për të kaluarën e tij afrikane, i frymëzuar nga njohja me Malkolm X, shkroi librin e shumëshitur e fort të famshëm “Roots”, libër i cili është shitur në gjashtë milionë kopje dhe është përkthyer në tridhjetë gjuhë. Alex Haley është autor me famë botërore. Fitues i Çmimit Pulicer dhe i Çmimit Kombëtar të Librit në SHBA. Vdiq në moshën 70 vjeçare në shkurt të vitit 1992.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Autobiografia e Malkolm X”

Your email address will not be published. Required fields are marked *