Description
Djalli ne qytetin e bardhe Erik Larson – Biblioteka “Mendjet e Uritura”. Nje Triller i Letersise Boterore nga Shtepia Botuese OMBRA GVG.Në Chicago, në fund të shekullit të XIX – të në mes të tymit të industrisë dhe zhurmës së trenave jetonin dy njerëz, që të dy të pashëm, që të dy me sy të kaltër dhe që të dy eskpertë në profesionet e zgjedhura. Secili përvetësonte një element të një dinamike të lartë që karakterizonte “nxitimin” e Amerikës drejt shekullit të XX – të.
Njëri ishte arkitekt, ndërtues i shumë prej strukturave më të rëndësishme të Amerikës, ndërmjet tyre Flatiron Building në New York City, ndërsa tjetri ishte një vrasës, një nga më famëkeqët në histori dhe përfaqësues prototip amerikan, një vrasës serial urban.
Megjithëse ata nuk u takuan kurrë, të paktën jo formalisht, fatet e tyre ishin të lidhura me një ngjarje të vetme, magjike, një ngjarje që përgjithësisht është venitur nga memoria moderne, por që në kohën e vet ishte konsideruar të përmbante një fuqi pothuajse të njëjtë me atë të Luftës Civile.
Reviews
There are no reviews yet.