Description
E pasqyruar tek ti Sylvia Day
Gidion Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësitë më të errëta. Nuk mund t’i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe…
E shkuara ime ishte po aq e mbushur me dhunë sa e tij dhe unë isha e lënduar. Ne nuk mund të funksiononim kurrë si çift. Ishte shumë e vështirë, shumë e dhembshme… me përjashtim të çasteve kur çdo gjë ishte e përkryer, çaste kur dashuria e dëshpëruar dhe pasioni i tërbuar ishin çmenduria jonë më e madhe.
Neve na mbante bashkë nevoja për njëri-tjetrin. Dhe pasioni do të na çonte përtej limiteve tona në tehun më të ëmbël e më të mprehtë të fiksimit…
Reviews
There are no reviews yet.