Sale!

Faji në yjet tanë

Category:

Description

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar dhe jashtë qerthullit të interesave që ushqenin bashkëmoshatarët e saj, me një jetë të thërrmuar copërat e së cilës nuk ngjiten më.

Por një ditë fati e solli që të takojë Augustusin, shokun e fatkeqësisë, një tip joshës që e rrëmben dhe e bën për vete me etjen për të jetuar, pasionet, harenë, dhe i tregon se bota nuk ndalet në vend, dhe së bashku mund ta kapin sërish.

Por si një mëkat fillestar, si një faj i shkruar në yjet e mbrapshta nën të cilët kanë lindur Hezëlli dhe Augustusi, koha që kanë në zotërim është një mrekulli, dhe si e tillë duhet paguar. Nuk mund ta zgjedhësh dot nëse lëndohesh apo jo në këtë botë, por ke njëfarë mundësie për të zgjedhur nga kush mund të lëndohesh.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Faji në yjet tanë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *