Sale!

Rrëfenja e shërbëtores

Description

“Rrëfenja e shërbëtores”, i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.

Efrediti, rrëfimtarja jonë, është një burim kombëtar. Vezoret e bëjnë atë një mall të çmuar, me një funksion të vetëm: riprodhimin. Por ajo nuk është riedukuar mirë, ajo mban mend disa detaje subversive të jetës së saj të mëparshme: të ëmën, bashkëshortin, fëmijën dhe emrin e saj; ajo mban mend se dikur gratë mund të punonin, të lexonin, të argëtoheshin; ajo mban mend lirinë.

“Rrëfenja e shërbëtores”, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta. “Nolite te bastardes carborundorum” dhe “Ka pyetje?”, dy nga fjalitë qendrore të veprës, përdoren rëndom si slogane të luftës për emancipimin e femrës.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rrëfenja e shërbëtores”

Your email address will not be published. Required fields are marked *