Sale!

Dimri i vetmisë së madhe

Description

Ajo që e afron më shumë “Dimrin” me “Koncertin” është, ndoshta, përmasa e tyre planetare, ndërtimi i tyre si një “roman total”, një kompozim polifonik, i përshkruar nga rishfaqja në forma të ndryshme nga mediat, satelitët spiunë, vëzhguesit etj., e të gjitha këto me të njëjtin funksion që kanë kori dhe korifeu në tragjeditë antike.

Të trajtoje përçarjet ideologjike dhe në të njëjtën kohë të bëjë portretin e shoqërisë shqiptare të viteve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë nuk ishte e lehtë dhe pa rreziqe, gjë që i solli shkrimtarit jo pak kokëçarje. Por në këtë ndeshje ai gjeti edhe mundësi lirie të papritura, siç qe armiqësia e regjimit të Tiranës për revizionistët sovjetikë e, më pas, për kinezët, gjë që i lejoi shkrimtari të shprehte pothuajse hapur, mu në qendër të diktaturës, pikëpamje që ishin më se “jokorrekte” në një regjim që, në thelb, nuk ndryshonte nga ai i Moskës apo i Pekinit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Dimri i vetmisë së madhe”

Your email address will not be published. Required fields are marked *